Sot testi i vërtetë kundër Gjeorgjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do te përballet sonte ne mbrëmje ne orën 20:00 ne testin e pare zyrtar per përgatitjet e finales se France 2016, por edhe te fundit për vitin 2015. Përballë tyre do te jete skuadra e Gjeorgjisë, pikërisht ajo kombëtare përballë se cilës gati tre vite me pare beri debutimin ne kryet e kuqezinjve tekniku De Biasi.?Mundësia per këto data per te gjendur kundërshtare ishte e paket. Nuk doja ekipe si Franca se do t?i mposhtnim prape, por skuadra te vogla qe kane dëshire te na mundin. Per këtë arsye kjo miqësore eshte nje test i forte per ne?.Ndërkohe, kapiteni Cana ka folur edhe per te ardhmen e tij pas finaleve te France 2016. Trajneri italian pritet te beje sot eksperimente te shumte jo vetëm ne përbërjen e skuadrës, por edhe ne loje. Ne mungese te disa lojtareve si Mavraj, Kukeli, Balaj apo Abrashi, por edhe per te mos rrezikuar per disa futbolliste, formacioni pritet te përbehet nga Berisha ne porte. Ne qendër te mbrojtës, do te mungoje kapiteni Cana, ndërsa pritet te jete dyshja Arlind - Ajeti, Frederik-Veseli. Nga krahët Agolli dhe Andi Lila. Xhaka dhe Sabien Lilaj do te jene përpara mbrojtës ndërsa nga krahet e mesfushes pritet ta nisin lojen qe nga minuta e pare te përhershmit Roshi dhe Lenjani. Ne sulm do te jene dy lojtare Sadiku - Shkëlzen Gashi duke u rikthyer ne skemën klasike 4-4-2. Miqësorja do te zhvillohet ne stadiumin ?Qemal Stafa? dhe pritet te jete ndeshja e fundit ne shtëpinë historike te kuqezinjve, pasi pritet te shembet ne janar, për t?i hapur rruge Arenës Kombëtare.

Free Traffic Exchange