Të hënën Shqipëria në zi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ditën e hënë do të jetë në zi kombëtare, në respekti dhe nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris. Vendimi u morr pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri do të ulet në gjysmështizë, ndërkohë që në orën 12.00, do të mbahet një minutë heshtje. Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit. Në një letër ngushëllimi drejtuar homologut francës Manuel Valls, kryeministri Edi Rama shkruan ?Franca u godit përsëri në trup dhe në shpirt nga urrejtja e verbër, fanatizmi dhe përçmimi i jetës?. Godina e Kryeministrisë në Tiranë është veshur mbrëmjen e së shtunës me ngjyrat e flamurit të Francës, në shenjë solidariteti me kombin francez, pas sulmeve terroriste të së premtes. Ngjyra e kuqe, e bardha dhe bluja mbuluan plotësisht fasadën kryesore të selisë së qeverisë. Në Kosovë, me vendimi të Presidentes Ahjtifete Jahjaga, kjo e dielë është shpallur ditë zie kombëtare. Në shenjë solidariteti me popullin e Francës, flamujt në institucionet shtetërore, si dhe përfaqësitë diplomatike, janë ulur në gjysmë shtizë.