“Burgu” për bizneset - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtrëngimi i masave të bizneseve që bëjnë shkelje deri në burg për moslëshim kuponi, me sa duket nuk po gjen konsensus edhe brenda radhëve të mazhorancës. Disa prej deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe pse i kanë miratuar në parim këto ndryshime në Komisionin e Ekonomisë, kanë kërkuar që disa nene të jenë më të buta, ndërsa fakt është që komisioni i ligjeve ka 13 ditë që nuk po kalon variantin përfundimtar të ndryshimeve në kodin penal. Deputetët e mazhorancës, bëjnë thirrje që qeveria të tërhiqet. Genc Ruli e konsideron këtë si një mentalitet komunist. Ndërsa bizneset sjellin një tjetër argument: Nëse sistemi i drejtësisë nuk funksionon sipas qeverisë, atëherë si mund të na dënojnë ne. Me këto masa do të rritet edhe korrupsioni.Shoqatat e sipërmarrësve po bëjnë gati që të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e procedurave tatimore, i cili ka 10-fishuar gjobat, me argumentin se nuk zbatohet parimi i porpocionalitetit. Ata thonë se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me kodin penal, nëse parlamenti voton këtë variant.