http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapet nje tjetër autor i dyshuar si i përfshirë ne vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj, i cili u ekzekutua me një plumb ne koke pak dite me pare ne parkingun e nje restoranti ne Linze, ku mbeti i plagosur edhe pronari i lokalit Ismet Gaxherri. Ne vijim te operacioneve tre ditore per arrestimin e te dyshuarve, policia ka mundur te zbuloje ne rruge operative vendndodhjen e 20-vjeçarit Emiliano Nina, i cili është rrethuar dhe pa rezistence i është dorëzuar policisë. Arrestimi i tij u be ne nje banese zonën e Shkozës ne periferi te kryeqytetit, ndersa gjete kontrollit policia i gjeti dhe sekuestroi edhe nje pistolete. Mësohet se ne momentin e arrestimit bashke me 20-vjeçarin i dënuar kohe me pare per vjedhje ka qene edhe nje person tjeter, i cili eshte shoqeruar per te dhene sqarime.Emiljano Nina se bashku me te shpallurit ne kërkim Ervis Martinaj e Bujar Hasani si dhe i arrestuari Mirsad Kuçanaj akuzohen per vrasjen e Enton Nikaj, pas konfliktit për një borxh te pakthyer prej 200 mije eurosh.