Italia e Britania shtojnë masat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërcënimet e Shtetit Islamik per sulme terroriste ne disa vende te Europes kane rritur vigjilencën edhe ne Itali dhe Britani. Ne vendin fqinj masat e sigurisë jane ngritur ne nje nivel me poshte atij maksimal. Autoritetet po shohin mundësinë e përdorimit te forcave speciale te ushtrisë. Kryeministri Renzi dhe ministri i Brendshëm Alfano teksa komunikuan masat, deklaruan se asnje vend nuk përjashtohet nga rreziku. Italia do te forcoje kontrollet ne territorin e saj dhe ne kufi. 700 trupa jane vendosur ne kryeqytetin Rome. Monitorimi do te rritet edhe ne burgje. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e infiltrimit te militanteve përmes emigranteve. Kryeministri Renzi theksoi se pavarësisht sulmeve, liria eshte me e forte se barbaritë. Ndërkaq edhe ne Britani zhvillimet e fundit jane përcjelle me shqetësim. kryeministri Cameron njoftoi mbajtjen e nje takimit të COBRA, komitetit kombëtar të emergjencave, me krerët e shërbimeve sekrete te sigurisë per masat qe do te merren.Përmes nje deklarate ne Downing Street, Cameron tha se kërcënimi nga Shteti Islamik po behet edhe me i afert.Britania po perballet me te njëjtin kercenenim dhe duhen shtuar perpjekjet per te zhdukur ideologjinë ekstremiste.Edhe ne SHBA, veçanërisht ne Nju Jork jane shtuar masat e sigurisë pas masakrave ne France.