http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ngjarjeve tragjike te ndodhura në Francë, policia ne Shqipëri ka kaluar që prej orëve të mesnatës ne gatishmëri te përforcuar. Frika nga një sulm terrorist i mundshëm, ka detyruar presidentin Bujar Nishani të takohet mesditën e sotme me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Takimi mësohet se është mbajtur në ambientet e rezidencës 4 në kryeqytet. Ndërkohe, shërbime shtese policore jane vendosur në objekte qe konsiderohen me risk, siç janë ambientet publike me frekuentim te lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj. Gjithashtu behet zyrtarisht e ditur se policia ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohet me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij. Policia e shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste. Policia kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojnë te telefonojnë per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.