Rendohet bilanci: 128 të vdekur, 200 të plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franca është zgjuar e shokuar nga nje vale e paprecedente sulmesh te përgjakshme terroriste, qe e goditen ne zemer te saj, ne kryeqytetin Paris. Bilanci i viktimave te masakrave te ndodhura ne 6 zona eshte renduar ne 128. Prokuroret franceze konfirmuan se e plagosurit jane rreth 200, 99 prej te cileve ne gjendje te rende. Pasojat e sulmeve ishin me te renda ne sallen e koncerteve Bataclan, me rreth 80 te vdekur. Dëshmitaret, spektatore te koncertit te nje grupi te muzikës rock, rrëfyen momentet e tmerrit kur persona te armatosur kishin hapur zjarr dhe tre prej tyre me pas kishin shpërthyer veten. Njeri prej terroristeve kishte bere përgjegjës presidentin Hollonde per përfshirjen ne sulmet ajrore ne Siri. Dhjetëra njerëz u moren peng ne salle përpara se forcat e sigurisë te ndërhynin.Nderkaq, dy shpërthime u dëgjuan ne afersi te Stade de France, ndersa u raportua se tre kamikazë kishin shpërthyer veten. Shume te tjere mbeten te vdekur, pasi u qëlluan me arme ne disa bare dhe restorante ne kryeqytet. Te mbijetuarit treguan momentet horror, kur ne befasi dëgjuan te shtënat e armeve. Nga tete atentatorë, 7 hodhen veten ne ere, ndërsa nje i tete u vra nga policia. Franca sot vajton per viktimat e masakrave, ndersa presidenti Hollonde shpalli tre dite zie kombëtare. Ne vend eshte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, per here te pare qe nga viti 2005 dhe kontrollet ne kufi jane perforcuar. Vendet publike jane mbyllur dhe njerëzit jane këshilluar te qëndrojnë ne shtepi per shkak te situates se sigurise. 1500 forca te ushtrisë jane vendosur ne qytet. Shkollat, muzete, librarite, tregjet do te qëndrojnë te mbyllura gjate se shtunës. Kjo eshte hera e dyte brenda ketij viti qe Franca përballet me nje situate te tille. Ne muajin janar Parisi u përball me tre sulme terroriste, ne gazetën satirike Charlie Hebdo, nje supermarket hebre dhe vrasjen e nje policeje.

Free Traffic Exchange