Bota: Bashkë kundër terrorit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakra e shtetit islamik ne France është dënuar ashpër e njëzëri nga liderët europiane dhe botërore. Kancelarja gjermane Angela Merkel pasi shprehu keqardhjen per keto sulme tha se autoret e tyre e urrejnë lirinë dhe njerëzit qe duan te jetojnë ne nje qytet qe ne thelb ka lirine. ?Sulmet nuk iu drejtuan vetem Parisit, por ato na goditen te gjithëve?, tha Merkel. Ajo konfirmoi ndihmën e Gjermanisë per hetimin e ngjarjeve. Kryeministri britanik Cameron ofroi gjithashtu mbështetjen ne keto dite tmerri per Francen, por jo vetem. Kryeministri italian Renzi tha se sulmet iu drejtuan gjithë njerëzimit dhe mënyrës sone te jetesës , ndërsa njoftoi se Italia ka forcuar masat e sigurisë pas ngjarjeve te fundit. Ne nje deklarate edhe Selia e Shenjte i cilësoi aktet e dhunës sulm ndaj ujite njerëzimit. Zedhenesi i Vatikanit tha se Papa dhe te gjithe ata qe e duan paqen i dënojnë sulmet ne mënyrën me radikale. Edhe ne Kosove Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i shprerhu ngushëllimet ambasadores franceze dhe theksoi se sulmet barbare lënduan zemrat e te gjithëve pasi u sulmua Franca, nje mike e Kosovës. Nga SHBA, presidenti Barack Obama denoi sulmet qe i cilesoi si përpjekje per te terrorizuar civilet e pafajshëm dhe goditje ndaj vlerave universal. Ai ofroi ndihmen e qeverise amerikane per Francen dhe popullin francez. Presidenti rus Putin ngushëlloi homologun Hollonde permes nje telegrami, ku shkruante se tragjedi te tilla jane prove e natyrës barbare te terrorizmit qe kërcënon civilizimin. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tha se nuk ka asnje justifikim per aktet e terrorit, por fuqitë perëndimore duhet te bejne me shume per te luftuar Shtetin Islamik.

Free Traffic Exchange