Kërcënohet Saimir Tahiri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektet e sulmeve terroriste qe tronditen Parisin duket se kane patur jehone edhe tek mbështetësit ne Shqipëri. Nje mesazh kërcënues ka mbërritur paraditen e te shtunës ne adresën elektronike te Ministrit te Punëve te Brendshme, Saimir Tahiri.?Tani radhen e keni Ju, filloi lufta e shenjte ndaj atyre qe jane perfshire ne luften kunder Shtetit Islamik?.Do dridheni dhe do gjunjezoheni para AllahutEshte ky mesazhi qe i është adresuar ministrit ne posten elektronike, i cili mban orën 10:44 minuta. Mesazhi kërcënues eshtë dërguar nga një adresë me emrin ?Brigada e Kuqe?.I kontaktuar nga Vizion Plus, ministri Tahiri e ka pranuar kërcënimin e bere përmes e-mailit. Duke mos dashur te beje asnjë koment tjetër, ministri tha se tashme me këtë çështje po merret drejtoria e antiterrorit.Kjo nuk eshte hera e pare qe ministri kërcënohet ne kete menyre: nje mesazh te ngjashëm Tahiri e ka marre po nga kjo adrese e-maili, para ndeshjes me Serbinë.Ne rastin e pare, kërcënimi i është bërë i ditur njësisë së antiterrorit, por ndonëse ka kaluar kohë, nuk ka ende të dhëna se kush fshihet pas këtoj grupimi që vetëidentifikohet edhe me tofozerinë, edhe me militantët islamikë.Shqipëria eshte radhitur krah shteteve qe përkrahin luften kundër terrorizmit, ne koalicionin ndërkombëtar Anti-ISIS, veprim ky qe nuk eshte pritur mire nga ekstremistet te cilet kane derguar here pas here mesazhe kërcënuese për vendin tonë.Ndërkohe ne Gjykatën e Krimeve te Renda jane duke u gjykuar 9 persona te akuzuar se rekrutonin xhihadistë ne luftën e Sirisë.

Free Traffic Exchange