Hetimet për sulmet në Paris - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetuesit franceze kane dale ne përfundimin se sulmet terroriste ne Paris kane qene te sinkronizuara. Ne to janë përfshire dy grupe. I pari ka qene i përbëre nga kamikazë qe ishin gati te flijoheshin dhe pasi kane qëlluar me arme, kane hedhur veten ne ere. Kështu ndodhi ne sulmin ne sallen e koncerteve ne Bataclan. Ky vend ishte zgjedhur edhe per shkak te mbipopullimit, çka do te shkaktonte nje numër me te madh viktimash. Edhe sulmet e tjera prane stadiumit dhe ne disa bare dhe restorante jane përzgjedhur nga militantet e ISIS per shkak te grumbullimit te njerëzve. Grupi i dyte ka bashkëpunuar me kamikazët, por ka qëndruar ne hije dhe eshte larguar pas ndërhyrjes se policisë. Prokuroret po vazhdojnë hetimet per zbulimin e rrjetit te bashkëpunëtoreve, brenda dhe jashtë Frances. Deri tani ka pak informacione per identitetin dhe profilin e atentatorëve, por dihet qe ata ishin te rinj te armatosur, qe ngjanin me ushtare te forcave speciale. Sipas gazetës ?Le monde? disa bashkëpunëtore besohet te jene larguar me nje automjet me targa belge, ndërsa eshte zbuluar edhe nje tjeter makine. Ndersa pranë trupit te njerit prej kamikazëve afer stadiumit ku u dëgjuan shpërthimet, eshte gjetur nje pasaporte siriane. Autoritetet gjermane nderkaq njoftuan se ne Rozenhajm ne Gjermani është arrestuar nje 51 vjecar malazez. Sipas kryeministrit bavarez Zehofer ka aryse te besohet se i ndaluari javen e shkuar ka lidhje me sulmet e Parisit. Ai u prangos ne autostradën Salzburg-Mynih, pasi ne automjet iu gjeten nje sasi e madhe municionesh, automatike, revolver, pistoleta dhe disa kg eksploziv TNT. Ky person pranoi se ishte nisur drejt Parisit. Per te ndërtuar gjithe skemen sesi ndodhen sulmet dhe per te kuptuar sesi vepronin terroristet, do te merren parasysh edhe deshmite e te mbijetuarve te siguruara edhe nga reporterët. Nga disa biseda te regjistruara telefonike rezulton se atentatorët flisnin shume mire frëngjisht. Ata nuk ishin me ngjyre dhe mbanin kallashnikovë, me te cilët qëllonin kedo qe u dilte perpara.Ndonëse rrethanat e sulmeve jane ende te paqarta, nga Franca ne dy vitet e fundit me ISIS dhe grupet xhihadiste jane bashkuar mijera luftëtarë te huaj.