http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreret e Shtetit Shqiptar dhe Lideret Politike kane reaguar ne nje ze ne mbeshtetje te Frances ne kete moment te veshtire. Presidenti i Republikes i ka nisur nje mesazh ngushellimi homologut francez Francois Hollande ku e siguron per mbeshtetjen e Shqiperise per kapercimin e kesaj situate kritike. ?I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe Francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.? shkruan kreu i shtetit Nishani. Sulmet terroriste ne Paris i ka denuar edhe Kryeministri Edi Rama. Ne nje leter ngushellimi drejtuar Kryeministrit Francez Manuel Valls, Edi Rama shkruan ?Franca u godit perseri ne trup dhe ne shpirt nga urrejtja e verber, fanatizmi dhe perçmimi i jetes. Te mbrujtur nga lidhje te shumta miqesie dhe dashurie me vendin tuaj Shqiperia dhe Shqiptaret kudo qe ndodhen, bashkendajne dhimbjen e kombit francez syçelet dhe te vetedijshem per permasat e betejes kunder terrorizmit te cilen se bashku duhet ta çojme perpara. ? Edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta u ka nisur mesazh ngushellimi homologeve te tij franceze ku denon aktet terroriste ne Paris. ?Shqiptaret jane shokuar nga sulmet terroriste ne Paris. Jemi te gjithe perkrah jush ne keto momente kritike.? shkruan Ilir Meta. Ndersa lideri i opozites Lulzim Basha ne nje postim ne rrjetet sociale ka theksuar se mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris.?Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mija për viktimat e pafajshme të kësaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez.? shkruan kryetari i PD-se, Lulzim Basha.