Kundër kriminalizimit të shpifjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian ka shprehur shqetësim per kriminalizimin e shpifjes, duke iu referuar propozimit te ri te bere nga qeveria per ndryshimin e kodit penal. Maja Koçijançiç zedhenese e Komisionit Europian, tha se zyrtaret e larte duhet te jene te hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave te qytetareve te thjeshte dhe një nen i tille bie ndesh me vendimet e Gjykatës Evropiane per te Drejtat e Njeriut.?Ne kemi vërejtur me shqetësim propozimin e amendamenteve ne Kodin Penal per rikthimin e shpifjes si vepër penale, ne rastet per zyrtare te larte dhe ndaj funksionareve te zgjedhur te prezantuar para parlamentit shqiptar ne fillim te javes. Ne pikëpamjen tone, zyrtaret e larte duhet te jene te hapur ndaj monitorimit publik dhe kritikave te qytetareve te thjeshte. Kjo eshte vendosur qarte nga Gjykata europiane e te drejtave te njeriut ne Strasburg. Ne kete kontekst, ne mirëpresim tërheqjen e ketyre amendamenteve. Gjithashtu dua te shtoj se dispozitat qe lidhen me lirite themelore duhet te kalojnë përmes nje konsultimi te gjere me publikun perpara se ato te miratohen?.Nje dite me pare, kritika ndaj propozimit te qeverise paraqiti edhe Këshilli i Evropës e OSBE. Përfaqësuesja e kësaj organizate per lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, i beri thirrje parlamentit te refuzoje me vote nje nen te tille, me argumentin se sanksione penale për shpifje, janë të tepruara dhe joproporcionale. Si OSBE ashtu dhe Komisioni Europian, kane mbështetur nismën per dekrimianlizimin e shpifjes te ndërmarre ne vitin 2012.

Free Traffic Exchange