http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetem pak çaste pasi beri betimin ne presidence, Ylli Manjani ka mbërritur ne Ministrinë e Drejtësisë. Prezantimi me stafin u be nga Ministri i Dorëhequr Nasip Naço, i cili ka shfrytëzuar kete moment per te bere edhe një falënderim per stafin me te cilin punoi për me shume se dy vjet. Manjani ka siguruar se do te vijoje punen e nisur nga pasardhësi per reformën ne drejtësi, ndërsa prioritet do te jete lufta kundër korrupsionit. Nasip Naço dha dorëheqjen pak dite me pare dhe Lëvizja Socialiste per Integrim propozoi si pasues te tij Ylli Manjanin. Ky i fundit mori te enjten votëbesimin nga Parlamenti.