http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjatë vitit te fundit sa here është folur per reformën ne drejtësi, aty kane qene edhe diplomati amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, si mbështetësit kryesore te kesaj reforme. Kështu ka ndodhur edhe ne tryezen e pare te konsultimit te paketës se ndryshimeve kushtetuese. Ambasadori Amerikan ne Tirane ka vlerësuar punën e bere nga ekspertet dhe është treguar i ashpër me te gjithe ata qe kundërshtojnë reformën ne drejtësi.Donald Lu: Kush i trembet me shume reformës ne drejtësi?Unë e di kush ministrat e korruptuar, deputete kriminale, gjykatësit e paafte dhe prokuroret qe marrin parate tuaja. Këta persona duan te vazhdojnë te mbushin xhepat me parate tuaja. Kete mendoni sa here dëgjoni keta njerëz qe e kritikojnë reformën ne drejtësi.Nderkohe qe Ambasadorja e Bashkimit Europian ka deklaruar se sistemi shqiptar i drejtësisë eshte nder sistemet me te këqija ne Evrope dhe apeloi se reforma nuk duhet te jete pjese e pazareve politike.Romana Vlahutin: Ka nje diskutim nese kjo duhet te jete nje reforme e udhëhequr nga ekspertet apo te çohet ne negociata politike apo ajo qe është me mire per interesa te caktuara. Është e vertete qe kjo reforme do te votohet ne parlament e jo nga ekspertet apo ambasadat, megjithatë jo vetem ne mënyrë publike, por edhe ne te gjitha takimet me zyrtare dhe politikane na është thene qe i japin mbështetje maksimale kesaj reforme. Meqenëse ka nje mbështetje kaq te qarte politike per kete reforme ne e marrim si te mirëqene qe te gjithe me përgjegjësi do t?i respektojnë marrëveshjet e arritura ne komisionin e posaçëm si dhe do te respektojnë opinionin e Komisionit te Venecias. E kjo do te thotë qe dilema reforme e eksperteve apo politike hiqet nga biseda.Ne kete tryeze morën pjese diplomate, eksperte, anëtaret e Komisionit te Posaçëm ne Reformën ne Drejtësi, kreu i Gjykates se Larte, por jo Ministri i Drejtësisë, i cili zyrtarisht nuk e kishte marre detyrën kur ky takim nisi. Kjo ishte tryeza e pare ku u diskutuan ndryshimet kushtetuese ne lidhje me sistemin gjyqësor, ndërkohe qe deri ne 2 dhjetor, do te zhvillohen edhe 14 takime te tjera.