Takimi Rama-Meta, diskutojnë për reformat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liderët e dy partive kryesore të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, mblodhën sërish në rezidencën qeveritare pranë Kryesisë së Kuvendit, Njësinë e Koordinimit të Koalicionit. Në takimin që nisi në orën 10:00 e që zgjati 2 orë e gjysmë, morën pjesë zyrtarë të lartë të dy partive, ministra dhe kryetarët e komisioneve. Pas takimit, Kryeministri Rama tha se ishte diskutuar mbi progres raportin dhe konkluzionet e tij si dhe për vijimin e reformave. Në përpjekje për të mbyllur debatin mbi kriminalizimin e shpifjes, kryeministri Rama tha se nuk bëhet fjalë për dënim të gazetarëve, por vetëm për zyrtaret dhe politikanët. Kur nuk ka kaluar ende një javë nga ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, pas dorëheqjes së Nasip Naços, shefi i ekzekutivit, deklaroi se ndryshime të tjera në qeveri, por edhe zgjedhjet e parakohshme janë fantazi mediatike. Në të njëjtën linjë sa i takon refuzimit të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, është shprehur edhe kreu i Kuvendit Meta. Ndërsa mungesën e deputetëve të LSI-së në seancat plenare, Meta u përpoq ta zbusë duke thënë çështja do shqyrtohet. Ky është takimi i dyte brenda javës i dy aleateve ne pushtet për zhvillimet e fundit.

Free Traffic Exchange