Arrestohet Mirsad Kuçanaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 28

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mirsad Kuçanaj, ish-efektivi i përfshirë ne ekzekutimin e 30-vjecarit Enton Nikaj ne Linze u arrestua nga policia e Tiranës. Per arrestimin e 28 vjecarit u angazhuan rreth 200 forca përfshirë efektivet e Sektorit për Krimet e Rënda Forcat Operacionale, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ne. Kucanaj u arrestua ne një apartament ne Tirane, ku fshihej që prej ditës së mërkurë kur ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër, policia ka ushtruar rreth 24 kontrolle ne ambiente e banesa të ndryshme ne Tirane, Durrës e Laç, ne te cilat dyshohej se mund te ishin fshehur personat e përfshire ne ngjarjen e rende. Sipas uniformave blu gjatë këtij operacioni janë kapur edhe disa persona të tjerë, për të cilët po punohet per te zbardhur lidhjet e tyre me ngjarjen e ndodhur ne Linze. Ndërkohe vijon operacioni per kapjen e Ervis Martinaj, Emiljano Nina, Bujar Hasanit dhe Oliver Gjokes. Pas ekzekutimit te Nikajt me nje plumb pas koke ne parkimin e restorant ?Muraga? ne Linze dhe plagosjes se Ismet Gaxherrit, te dyshuarit u larguan me fuoristraden e viktimës tip Benz. Grupi hetimor sekuestroi 2 gëzhoja, pistolete model TT, ndërsa sipas pamjeve te siguruara nga kamerat e lokalit rezulton se autoret kane marre me vete dhe armët e krimit. Gjate konfliktit një pistolete është perdorur per te kërcënuar Gaxherin me qytën e te cilës ai është goditur, ndersa me pistoletën tjetër është ekzekutuar Nikaj.Mes personave te shpallur ne kërkim është dhe Ervis Martinaj. I lindur në Burrel dhe me banim në zonën e Laçit Emri i tij është lakuar ne disa ngjarje te renda ne Tirane. Pronar i disa kazinove Martinaj është proceduar disa herë penalisht për vepra të ndryshme penale në fushën e lojërave te fatit. Sipas te dhënave te policisë 33, vjecari është shoqëruar ne polici për dy vrasje si i dyshuar. Mes tyre, vrasja e Elvis Doçit, ne vitin 2013, vetëm pak ditë para nisjes së operacionit të policisë ?Marrëzia e fundit? ku u bllokuan qindra biznese te lojërave të fatit. Në atë kohë, dyshohej se Doçi kishte dijeni për operacionin që do të ndërmerrte policia në luftën kundër paligjshmërisë së lojërave të fatit dhe një nga kazinotë e tij ia kishte shitur Martinajt. Por edhe pse u shoqërua ne polici akuzat ndaj tij nuk u vërtetuan. Martinaj ka qene nen vëzhgimin e policisë dhe për vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrolleve te FNSH ne Fushëkuqe, ne magazinat e tij policia krahas qindra makinetave gjeti dhe dy skafandra identike me ato te përdorura ne vrasjen e Santos, por që nuk rezultuan se ishin te njëjtat.