http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia shfaq shenja nervozizmi pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Kosovës per pezullimin e marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe. Kryeministri Aleksandër Vuçic dhe zyrtare te tjerë serbe kane shtuar përpjekjet diplomatike ne mënyre qe Bashkimi Evropian te reagoje për ate qe e cilëson shkelje te marrëveshjes nga Prishtina zyrtare. Megjithatë, për shtypin serb qe u referohet burimeve qeveritare, braktisja e dialogut ne Bruksel nuk konsiderohet si mundësi. Por Beogradi këmbëngul ne përmbushjen e detyrimeve te dyanshme. Per ketë çështje reagoi serish drejtuesi i Zyrës per Kosovën ne Qeverinë e Serbisë.Marko Gjuriç:Nuk do te bëhemi pjese e lojës se Prishtinës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nuk ka perse te pyetet lidhur me marrëveshjen per te cilën kane rene dakord përfaqësuesit me te larte politik. Ne nuk do te rrime duarkryq dhe te presim se çfarë do te thotë Gjykata. Ne kemi rene dakord dhe kemi nënshkruar marrëveshjen dhe kemi afate qe duhen zbatuar.Komentet e Gjuric ishin kundërpërgjigje ndaj deklaratës se ministres per Dialogun, Edita Tahiri, e cila u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se Marrëveshja është ne konflikt me kushtetutën, atëherë per te do te dialogohet serish.