http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Socialisti Ben Blushi dhe demokrati Astrit Patozi, dy politikane qe vijnë nga gazetaria e qe ne partitë e tyre shihen me dyshim për shkak te kritikave ndaj lidershipit, kane dominuar seancën plenare te se enjtes. Te dy kane shfaqur kritika te forta ndaj sistemit aktual politik, duke sulmuar edhe kryetaret e partive respektive. Blushi, i cili është rikthyer ne parlament pas disa muaj mungese ka rreshtuar disa teza te tij, duke nisur nga kauza e dekriminalizmit. Por per te ndryshuar ketë realitet, sipas Blushit parlamenti duhet te miratoje reformën ne drejtësi.?Sot shkon ne burg si fukara, si konsumator shkon edhe si gazetar ne burg, po si politikan a shkon ne burg..s ?emi pare nje politikan qe shkon ne burg?.Sipas Blushit klasa politike duhet te mbaje pergjegjesite e saj përballë qytetareve qe po braktisin vendin. Reforma ne drejtësi ka qene linja kryesore edhe ne fjalimin e demokratit Astrit Patozi, por ai ka dale kundër saj.Astrit Patozi:Nuk kam asnjë fije shpresë tek reforma për drejtësi. E para, se qëllimi i qeverisë është qartësisht kapja e sistemit dhe jo reformimi i tij. Dhe këtu bëhet fjalë për një të ardhme 20 vjeçare, sepse e dorëzuar tek qeveria ajo është një tani.Per Patozin vendi ka nevoje për nje ndryshim radikal. Patozi ka ironizuar edhe kryeministrin Rama, i cili sipas tij me përpjekjen per te kriminalizuar shpifjen vetëm sa tregoi se Shqipëria po qeveriset nga nje kryeministër jashtë kontrollit.