Bllokohen tregtarët shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kamionët me fruta - perime të bllokuara në pikën kufitare të Bllatës, doganë që lidh Shqipërinë me shtetin maqedonas, ka sjellë një reagim të fortë nga ana e palës shqiptare. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka paralajmëruar Maqedoninë që të mos hapë luftë tregtare, por të respektojë marrëveshjen Cefta. Mësohet se prodhimet shqiptare nuk janë lejuar të kalojnë pasi nuk ishte pranuar certifikata sanitare. Ndërsa duke folur për shtrëngimin e masave për formalizimin e fermerëve, ministri Panariti ka sqaruar se çdokush mund t?i shesë produktet në treg, dhe nuk është i detyruar t?ia japë ato domosdoshmërish grumbulluesit, mjafton që të regjistrohet dhe të disponojë NIPT. Por pikëpyetjet që ngrihen në këtë mes janë të shumta: Së pari, fermeri në bazë të ligjit të procedurave tatimore duhet të pajiset me kasë fiskale dhe kjo i rrit atij kostot. Se dyti, nëse fermeri e shet mallin në pikat e grumbullimit, çmimin e vendos shumica.