http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri italian Matteo Renzi kërkon qe Bashkimi Europian te shohe me prioritet perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit. Kjo sipas tij, do te ishte edhe nje mënyrë per te frenuar fluksin e azilkërkuesve, qe i janë drejtuar shteteve perëndimore.?Europa duhet te ndryshoje qëndrim. Deri tani Bashkimi Europian eshte zgjeruar vetem drejt lindjes. Lenia jashte e vendeve te Ballkanit ishte nje gabim tragjik dhe historik. Anetaresimi i Shqipërisë, Malit te Zi dhe Serbise ne Bashkimin Europian duhet te jete prioritet?.Kjo deklarate eshte pjese e nje interviste qe shefi i qeverise italiane dha per te përditshmen gjermane ?Die Ëelt?, e cila u fokusua kryesisht tek kriza e emigranteve.?Unioni nuk ekziston pa nje qëndrim te përbashkët ne adresimin e dramave, apo problemeve te kohës sone. Emigracioni është nje problem real me hotspotet, rishpërndarjen, riatdhesimin e emigranteve. Nuk mund te ndërtojmë mure te rinj. Muret jane bere per t?u shembur, nuk jane mbrojtje por kurth. problemi i emigranteve duhet te zgjidhet nga vendet europiane se bashku dhe duhet te jete e qarte qe do te zgjasë per shume vite?.Kryeministri italian shprehu shqetësim per qëndrimin e disa anëtareve te rinj te Bashkimit Europian per kuotat e emigranteve. Ai kishte edhe nje mesazh per kancelaren gjermane Merkel. Mbështetja e masave shtrënguese ne vend te rritjes ekonomike ka qene nje gabim, por përderisa situata te jete e tille, ai tha se do te vazhdoje te respektoje rregullat.