Nis procesi për Ilir Kupën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda ka nisur këtë te enjte gjyqin për dy te pandehurit Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj te akuzuar për arratisjen nga burgu i Trikalas ne Greqi, dy vite me pare.Ndonëse ngjarja ka ndodhur ne Greqi, dy te pandehurit, do te gjykohen ne Shqipëri për akuza te renda si largim nga vendi i vuajtjes se dënimit dhe vrasje e punonjësve te policisë, mbetur ne tentative. Nëpërmjet avokatit te tij, i pandehuri Fatos Sulaj kërkoi gjykim te shkurtuar, kërkese kjo, qe nuk u be nga bashke i pandehuri tjetër Ilir Kupa, avokati i te cilit kërkoi kohe te njihet me aktet. Kjo nuk është hera e pare qe Ilir Kupa përballet me drejtësinë shqiptare, pasi aktualisht ai vuan nje dënim prej 5 vitesh dhënë nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, Ilir Kupa dyshohet se është organizatori i grupit te bandës se grabitësve ?Babagjyshat?, te cilët 2 vite me pare, arritën te merrnin nga argjendaria, ne një qendër tregtare, 200 mije euro bizhu.