Rajoni i Pulias është një zonë e varfër me burime ujore, por atje nuk mungon asnjë minutë uji i pijshëm. Tirana është e kundërta. Një vend me shumë ujë, por me ndërprerje në furnizim. Për të ndryshuar këtë situatë, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do t?i nënshtrohet një auditi teknik dhe financiar nga Ujësjellësi i Pulias, që në një fazë të dytë do të ndiqet nga investimet në rrjet me qëllim përmirësimin e shërbimit për qytetarët.