http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shqipëria duhet të refuzojë dënimin me burg për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë?. Apeli vjen nga përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias Dunja Mijatoviç. Ne nje deklarate te posacme ajo shpreh shqetësim per nje mase te tille penalizuese te parashikuar ne ndryshimin e Kodit Penal. Mijatoviç i bëri thirrje deputeteve që të kundërshtojnë draftin e propozuar nga qeveria, ndersa thotë se funksionaret publik, nuk duhet te kene mbrojtje shtese përballë kritikave, përkundrazi te jene te hapur ndaj tyre.?Organet dhe funksionarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë nga fjalime kritike, ata duhet të tolerojnë në një shkallë më të madhe kritikën e qytetarëve të zakonshëm. Sanksionet penale për shpifje janë të tepërta dhe dispopocionale. U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të refuzojë propozimin e ri? - u shpreh përfaqësuesja e OSBE Mijatoviç.OSBE ka mbështetur fuqimisht dekriminalizimin e shpifjeve ne Shqipëri ne vitin 2012 kur qeveria Berisha vendosi të shfuqizojnë dënimin me burg për shpifjen.Përfaqësuesja për Lirinë e Mediave tha se dënimet me burg për shpifjen janë të tepërta dhe të joproporcionale. Sipas Mujatoviç, dënimi duhet të zëvendësohet me masa të pranueshme civile dhe administrative.Mijatoviç shpreh shqetësimet rreth ndryshimeve në Kodin Penal të Shqipërisë. ?Zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje të shtuar nga kritikat, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një nivel më të lartë të kriticizmit?, ka deklaruar Mijatoviç. Ajo nënvizoi se nëse nisma e propozuar nga Këshilli i Ministrave do të përfshijë burgim deri në tre vjet për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë dhe personave të zgjedhur.