http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje nga lojtaret qe ka spikatur ne dy vitet e fundit te Skënderbeu, Bernard Berisha, duket se e ka zgjeruar edhe me shume debatin ne lidhje se per ke kombëtare duhet te luajnë futbollistet shqiptare te Kosovës. Ne nje prononcim te tijin, 24-vjeçari, i cili është ftuar nga tekniku Bunjaku per miqësoren me Shqipërinë, ka deklaruar prere se shqiptaret e Kosovës, nuk duhet te luajnë per De Biasin. Ndërkohe, nje ndeshje mjaft emocionuese duket se do te jete per një ish-kuqezi si Samir Ujkani. Per portierin, shpresat u bene shume te pakta per rolin e titullarit me afrimin e Etrit Berishes, duke u larguar përfundimisht nga kuqezinjtë. Kombëtarja kosovare vazhdon përgatitjet ne prag te miqësores se te premtes ku tekniku Albert Bunjaku i ka dhënë stërvitjeve një theks ofensiv, ndërsa po vlerëson formën e gjithë secilit qe ka marre ftesën per këtë ndeshje.