“Operacioni i nisur, e vetmja rrugë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama pranoi se qeveria nuk ka fuqi të mbinatyrshme për transformim ekonomik, por tha se operacioni i nisur ka sjelle rritje.?Sigurisht që Shqipëria e rritur me 2.1% vjet me 2.7 këtë vit përkthehet në buzëqeshje për familjet, por këtu nuk ka magji. Por ka vetëm një rrugë, të vazhdojmë operacionin dhe të shkojnë drejt të gjitha etapave?.Nga Durrësi, si stacion i dytë i turit ?Të pastrojmë më tej Shqipërinë?, kryeministri Rama tha se kudo ndihet ndryshimi. Duke u ndalur tek shëndetësi, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe sulmeve për dështim në premtimin për shëndetësi falas.?Është fjalë goje të thuash se çfarë ka ndryshuar? Pse nuk kemi shëndetësinë falas? Si mundet shëndetësi falas, nëse nuk ndërtojmë ngrehinën e sistemit për të kaluar tek faza përmbyllëse tek dhënia e shërbimit, pavarësisht nëse ke apo nuk ke?.Në analizën e çdo sektori, kryeministri Rama tha se operacionet, edhe pse të vështira dhe me kosto, janë e vetmja rrugë.?Të pastrojmë më tej e kemi të domosdoshme që të jemi sot më shumë se dje të vendosur për ta çuar më tej këtë punë. Jo se është një punë që na jep kënaqësi të madhe duke parë se sa shumë plagë duhen pastruar dhe duke llogaritur edhe plagët. Por kjo është e vetmja rrugë. Rruga tjetër është të rihapim rrugët krimit, paligjshmërisë, mundësive të marrëdhënieve të deformuara mes shtetit dhe individit dhe për të lejuar hapjen e metastazave të kancerit që kishte marrë në zotërim çdo sektor?.Më herët gjatë ditës kreu i qeverisë ka vizituar një sipërmarrje fasone, ku premtoi se qeveria do të krijojë lehtësira përmes nxitjes së politikave të reja zhvillimore.