Radikalët e majtë në shesh kundër reformës në arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ligji i arsimit te larte tashme ka kohe qe është miratuar, studente e aktiviste kane protestuar serish për anulimin e tij. Te organizuar si asnjëherë tjetër nga radikalet e majte te organizues politike dhe lëvizjes ?Për Universitetin?, studente e pedagoge te rinj janë mbledhur fillimisht para Korpusit. Me thirrje kundër reformës dhe politikes qe e miratoi, studentet kane marshuar përgjatë bulevardit kryesor, per t?u ndaluar me pas para godinës se Kryeministrisë. Te mireorganizuar, me skenar dhe fjalime te shkruara ne vargje, studente dhe radikalet e majte i kane bere thirrje kryeministrit te anuloje ligjin e arsimit te larte. Per gati dy ore, studentet kane qëndruar te ulur ne shesh. Binte ne sy fryma e veçante e protestës, e ngjashme me lëvizjet revolucionare qe kane simbol komunistin CE Guevara. Po aq te veçanta e stil, ishin veshjet dhe aksesoret e protestuesve te rinj, qe për financat e nje studenti, janë vërtet te kushtueshme. Por perse radikalet e majte i nisen protestat pas miratimit te ligjit? Organizatori dhe pedagogu Arlind Qorri, e justifikon këtë fakt me nisjen e vitit akademik ne muajin tetor. Sipas tij, lëvizja politike do te vazhdoje. Ai paralajmëron bojkot te mësimit ne Universitete, deri ne kthimin mbrapsht te ligjit. Lëvizja ?Për Universitetin? kerkon kthimin mbrapsht te ligjit. Ne formën e miratuar sipas tyre, ai favorizon shkollat e larta private, penalizon Universitetet Publike dhe ne mënyre te veçante, studentet.

Free Traffic Exchange