http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç kishte paralajmëruar Edi Rama ka miratuar ne qeveri ndryshimet ne kodin penal qe kthejnë parashikimin ligjor per shpifjen si vepër penale. Ne tetor projekt-ligji ka mbërritur ne kuvend dhe tashme është futur edhe ne kalendarin 3 javor te punimeve te parlamentit. Drafti sjell vetem nje nen te ri me kete përmbajtje. Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.Aktualisht shpifja eshte kundravajtje penale dhe pak jave me pare Edi Rama fitoi gjyqin per shpifje ndaj Edi Palokes dhe Arben Ristanit, i cili u dënua nga Gjykata e Larte vetëm me gjobe. Ishte qeveria Berisha, e cila bashke me socialistet vendosi qe shpifja te ishte thjesht kundravajtje por klima e nxehte politika dhe akuza te forta bene qe lideri i maxhorances te paralajmëronte ndryshimin e ligjit.