7 të akuzuar për laboratorin e hashashit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Apelit për Krime te Renda ka lënë serish ne burg shtate te arrestuarit e dy javëve me pare, te akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Ndonëse kane pretenduar se nuk kane lidhje me trafikun e drogës shtate biznesmenët janë lënë ne qeli nga Kolegji i Gjykate se Apelit, duke pranuar kërkesën e prokurorit. Pasi janë sjelle ne masa te forta te sigurisë, te arrestuarit janë larguar serish me te njëjtat kushte, ne dhomat e paraburgimit. Arrestimi i tyre u be dy jave me pare pas zbulimit te një laboratori droge ne zonën e ish-Kënetës ne Durrës. Ky u konsiderua si nje nga operacionet me te rëndësishme te kohëve te fundit, pasi katër nga shtatë personat e arrestuar, rezultojnë të jenë pronarë të disa bizneseve, dy në Shqipëri dhe një tjetër në Itali. 53-vjeçari Bejto Kotaj, është pronar i nje lokali ne zonën e Bllokut. Nje tjetër i arrestuar Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë qe dyshohet se mbante lidhjet me trafikantët italian, rezulton pronari i nje firma ndërtimi ne Itali. Pajtim Braçaj ka nje kompani nafte ne Fier, ndërsa njen tjeter biznesmen i arrestuar është edhe Ajet Sulaj për të cilin hetuesit dyshojnë se qëndron pas këtij grupi të strukturuar kriminal në rolin e investitorit. Të prangosurit e tjerë janë Lutfi Xeka, Qerim Xeka, si dhe Iqmet Pashollari pronar i vilës së kthyer në laborator droge. 700 KG kanabis sativa e sekuestruar në Durrës në brendësi të kësaj vile ishte e ndarë në dy ngarkesa me 350 kg dhe synonte tregun italian.

Free Traffic Exchange