Tahiri: Mbulim i plotë me kamera kundër krimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prezantimin e projektligjit për sigurinë publike Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se shpërndarja e përgjegjësive dhe detyrave mbi sigurinë nuk duhet të rëndojë vetëm mbi policinë e shtetit. Sipas tij, masat e shtuara si kamerat e sigurisë, ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale, ndërkohë që paraqiti një rast të vjedhjes së një banke, i cili sipas Ministrit të Brendshëm, ishte mjaft i vështirë. Por kjo shkaktoi debat tek shoqata e bankave, përfaqësuesi i së cilës tha se projektligji më së pari duhet të ndihmojë në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe jo hetimin e tyre. Si një ndër aktivitetet më të prekura nga krimi, shoqata e bankave shtoi se projektligji i ri duhet të shoqërohet me akte të detajuar mbi standardin e cilësisë së kamerave pasi, nuk ka një të tillë. Ministri i brendshëm tha se Pr/ligji për sigurinë publike arrin të prekë të gjithë zinxhirët e parandalimit, hetimit dhe rezultatit, duke vënë me ?shpatulla pas murit? siç tha Tahiri gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Sipas projektligjit të ri Kamerat e sigurisë do të vendosen në pallate, shkolla, autobusë, taksi, lokale nate dhe ambiente të tjerë publike për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Në këtë kuadër, theksoi Tahiri se siguria është një sipërmarrje e përbashkët dhe rruga e vetme për të luftuar kriminalitetin është përmes bashkëpunimit.