http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqatat e biznesit do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese brenda nëntorit, masat shtrënguese të qeverisë në ligjin për procedurat tatimore, të cilat kanë 10-fishuar gjobat dhe në disa raste shkojnë deri në pamundësi pagese apo faliment për shkak të sekuestros. Kreu i Dhomave të Tregtisë Nikolin Jaka, i bëri thirrje parlamentit që të mos miratojë as ndryshimet në kodin penal, përndryshe edhe kodi do të çohet në kushtuese. Argumenti që sjellin bizneset është se po shkelet parimi i propocionalitetit, pasi masat nuk kanë të justifikuar në vetvete interesin publik. Duke ironizuar nismat e fundit të qeverisë sa i përket penalietteve deri në burg të bizneseve, Mark Crawford, Kreu i Dhomës Amerikane tha se SHBA në fakt po bën të kundërtën, ka propozime që kodet të bëhen me tre faqe, kjo sipas tij do të thithë madje edhe sipërmarrës shqiptarë aty.Ndryshimet e shpeshta të ligjeve me sa duket i kanë lodhur ata që bëjnë biznes në Shqipëri. Sipërmarrësit kërkojnë që qeveria të rikthejë tatimin e thjeshtë. Edhe pse fillimisht e përkrahën luftën kundër informalitetit, shoqatat e biznesit argumentojnë se jo çdo gjë mund të rregullohet me dhunë, por duke thjeshtuar sa më shumë sistemin.