Talentet e Kosovës ndaj Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tekniku i Kosovës Albert Bunjaku ka grumbulluar edhe dy emra te rinj per miqësoren ndaj Shqipërisë Alban Pnishi dhe Hekuran Kryeziu. I pari është nje emer stabel ne qendër te mbrojtës se Grashopersit, ndërsa i dyti pas nje aventure te Vaduz u rikthye përsëri te Lucerna. 22-vjeçari ka bere te ditur se ka qene nje nga emrat qe është kontaktuar nga kombëtarja shqiptare por ka vendosur te zgjedhe Kosovën. Nderkohe vëmendja me e madhe eshte përqendruar te Mërgim Brahimi, futbollisti, i cili u be simbol i tradhtisë, dy vite e gjysme me pare. Pas disa ndeshje me ekipin përfaqësues te 21-vjeçareve, Brahimi deklaroi ne mënyre te papritur se dëshironte te luante me Shpresat e Zvicrës, gje qe nuk u prit mire nga drejtuesit e FSHF ne nje sulm frontal kundër tij. 22-vjeçari i Grasshopers eshte lojtari i vetem qe ka luajtur per tre kombëtare, e fundit Kosova ndoshta i detyruar pasi Zvicra ka harruar te grumbulloje me ekipin e te rriturve. Takimi Kosove - Shqipëri do te luhet te premten ne orën 14:00 ne stadiumin e Prishtinës.

Free Traffic Exchange