http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese te Kosovës per te pezulluar përkohësisht marrëveshjen per bashkësinë e Komunave serbe ka shkaktuar reagime edhe përtej Kosovës. Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek deklaroi se nje vendim i tille duhet pranuar dhe palet duhet te presin se cili do te jete përfundimi qe do te vije nga kjo gjykate.?Të presim çfarë vendimi do të marrë Kushtetuesja. Nese nje pjese e përmbajtjes se marrëveshjes nuk eshte ne perputhje me kushtetutën e Kosovës, atehere duhet te behen ndryshime tyre. Për mua personalisht, problematike është pjesa në të cilën thuhet se vetëm serbët mund të emërohen në pozicione të caktuara. Në një vend shumëkombësh, kjo nuk do të duhej të ndodhte. Nëse vendimi i besohet Komisionit të Venecias, edhe kjo është një ide e mirë?.Pezullimi i marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese nuk eshte pritur mire nga Beogradi. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç e cilesoi vendimin një veprim skandaloz te institucioneve të Kosovës.?Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vret dialogun dhe besimin e ndersjelle. Serbia nuk do të qëndrojë e heshtur perpara këtij veprimi për shkak se u shkelën parimet bazë të marrëveshjes se Brukselit. Ne do te kerkojme zgjidhjen e problemeve me mjete paqesore dhe permes dialogut?.Ndersa Brukseli kembengul ne rendesine e zbatimit te marrëveshjeve te arritura mes palëve, progresi i Kosoves vlerësohet i pamjaftueshëm dhe nuk ka gjasa qe vitin e ardhshëm te mundësohet liberlaizimi i vizave per qytetaret e saj.