Një i vdekur, katër të plagosur nga aksidentet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i vdekur e katër te plagosur është bilanci i aksidenteve te ndodhura në orët e para të së mërkurës në Shkodër dhe Lezhë. Viktima është 55-vjeçari Leke Shqau, i cili ndërsa po udhëtonte me motoçiklete u përplas me bordurën e rreth rrotullimit në segmentin Shkodër-Postrribë. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal, por për shkak të plagëve të marra në kokë ka ndërruar jetë rrugës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Më herët në segmentin rrugor Kryebushat-Vau Dejës, ne vendin e quajtur Mjede, mjeti tip ?Nisan? ka dale nga rruga duke rene ne kanal, e për pasojë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi makinës. Ndërkohë edhe në aksin rrugorë Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabë, tre persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve. Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të se mërkurës, kur një automjet tip ?Land Rover? me drejtues 40-vjeçarin Leonard Shjefmi qe po hynte në një rrugë dytësore është paplasur me një mjet tjetër tip ?Fiat? i cili vinte nga Shkodra në drejtim të Lezhës dhe drejtohej nga Gac Gjergji 60-vjeç. Përplasja e dy mjeteve ka qenë tepër e fortë, e per pasoje drejtuesi i ?Fiatit? është bllokuar rreth 1 orë ne automjet. Kanë qenë forcat zjarrfikëse të cilët kanë prere dyert e automjetit për të nxjerrë personin e plagosur. Ky aksident ka bërë që superstrada Lezhë-Shkodër të bllokohej për rreth 1 orë.

Free Traffic Exchange