KE: Shqipëria ka bërë progres - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Progresi raporti i Komisionit Europian për vitin 2015 vlerësoi reformat e Shqipërisë, por ashtu siç pritej nuk rekomandoi hapjen e negociatave per anëtarësim. Per rrjedhoje kryeministri Edi Rama gjate konferencës per shtyp me ambasadoren e BE Romana Vlahutin, e cila i dorëzoi dokumentin Komisionit Europian, deklaroi se vendi ka nevoje per përmbushjen e reformës ne drejtësi per te ecur para ne rrugën e integrimit. Gjate konferencës per shtyp Rama u përball edhe me pyetjet e gazetareve për dorëheqjen e Ministrit te Drejtësisë Nasip Naço, por sipas tij reforma ne drejtësi është me e madhe se nje emër. Kryeministri ne ketë dalje për progres raportin ka sulmuar edhe nje pjese te medias. Pavarësisht se kryeministri Rama ka preferuar te jete lakonik ne lidhje me ndryshimet ne qeveri, aleati i tij Ilir Meta ka qene nje hap përpara. Pasi ka marre progres raportin nga ambasadorja Vlahutin, Meta ka lene te hapur mundësinë e ndryshimeve te reja ne qeveri.Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë a është një nisje e një vale ndryshimesh në kabinetin qeveritar. Ju z. Meta gjithmonë jeni shprehur se ka nevojë për impulse të reja??Nuk mund ta them këtë, por pa diskutim që ky ndryshim, për të cilin dua të falënderoj edhe një herë z. Naço që i hapi rrugë këtij ndryshimi, absolutisht që do t?i shërbejë impulseve të reja, jo vetëm përsa i takon reformës në drejtësi. Jo vetëm përsa i takon rritjes të transparencës dhe sidomos rolit të Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim për gjithë qeverisjen e vendit, por edhe luftës kundër korrupsionit. Dhe në këtë plan absolutisht jam i bindur që është një lëvizje mjaft pozitive?.Ndërkaq ne lidhje me progres raportin, Meta ka deklaruar se përveç reformës ne drejtësi, hapja e negociatave kërkon edhe përmbylljen e procesit te dekriminalizimit.