Rama: S’ka taksa për fermerët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shqipëria nuk ka dhe nuk do të ketë një taksë për prodhimin e fermerit që prodhon?. Është shprehur në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar këtë të martë me fermerët në Lushnje. Ky reagim vjen pas premtimit të kreut të opozitës se do të ulë taksat.?Është shumë e rëndësishme të merrni NIPT-et, dhe mos dëgjoni horrat që ju tregojnë përralla me gogol që po morët NIPT-in do paguani taksa. Po morët NIPT-in do të hyni në sistemin formal dhe do të mund të merrni rimbursimin nga TVSH-ja që sot e merr grumbulluesi, sepse ju jeni të pa formalizuar. Duke u formalizuar, në momentin që ti i jep grumbulluesit një sasi prodhimi në bazë të çmimit i kërkon mbrapsht edhe përqindjen e TVSH-së. Pra, nuk e merr më grumbulluesi, por e merrni ju. Me NIPT-in, jo që nuk do paguani më shumë, por do fitoni atë që në fakt sot e merr grumbulluesi, sepse ai është i formalizuar. Nuk kemi dhe nuk do të kemi asnjë taksë për prodhimin e fermerit që prodhon. Asnjë taksë. Mos dëgjoni kukuvajkat që duan vetë natë dhe që ju shqetësojnë natën? .Lideri i qeverisë u premtoi fermerëve se investimet në infrastrukturë për të siguruar daljen e shpejtë të produkteve bujqësore në treg do të vazhdojë.?Ne kemi filluar një projekt të ndërtimit dhe rindërtimit të të gjitha unazave bujqësore të kësaj zone, për t?i lehtësuar maksimalisht të gjithë fermerët, sepse kemi parë një ndryshim të madh dhe të rëndësishëm në këtë periudhë, me prodhimin, me eksportet, me pikat e grumbullimit. Tani është e domosdoshme që të transformojmë infrastrukturën për të lehtësuar maksimalisht,? - garantoi Kryeministri.Gjatë këtij takimi, Rama u ndal edhe një nga pikat e grumbullit në këtë qytet që do të shpërbejë për magazininin e produkteve bujqësore për 10 mijë fermerë.

Free Traffic Exchange