http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajneri i Kombëtares se Kosovës, Albert Bunjaku, ka bere publike listën me 19 lojtare per ndeshjen miqësore qe do te luhet diten e premte ndaj Shqipërisë. Ne liste ndodhen 3 futbolliste qe kane qene pjese e kuqezinjve dhe me pas janë larguar. Portieri Samir Ujkani i Xhenoas mbrojtësi Loret Sadiku i Mersinspor dhe Mërgim Brahimi i Grasshopers, qe me pare ka qene pjese e kombëtares se 21-vjeçarëve. I grumbulluar është edhe mbrojtësi Ilir Berisha i Gefle per te cilin ka pasur nje konsensus mes dy federatave. Ftesën e Kosovës e kane pranuar edhe disa lojtare me te ardhme si Bernard Berisha i Skenderbeut, Bernard Celina i Manccheester city, Elbasan Rashani i Brondby, Alban Pnishi i Grashshopers dhe Valmir Sylejmani i Hanover. Ndërkohe ne konferencën per shtyp tekniku i Kosovës Albert Bunjaku ndryshe nga kolegu i tij De Biasi, i cili flet per konsensus mes palëve, ka deklaruar se Shqipëria po i rrëmben Kosovës lojtaret me te mire. ?Nuk eshte mire, nënvizoi trajneri kosovar, - qe kur njeri vëlla ndërton shtëpinë, t?i mare gurë prej themelit vëllait tjetër, i cili po mendon te ndërtoje shtëpinë e tij, ne kemi lojtare mjaftueshëm qe te ndërtojmë dy kombëtare. Kemi përkrahur deri tani Shqipërinë, por ka ardhur koha qe Kosova te ndërtoje skuadrën e saj, - ka përfunduar Bunjaku. Numri nje i pankines se Kosovës, ka premtuar se ne një te ardhme te afërt, kombëtarja me e re do te kualifikohet ne evropian ose botëror.