Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kompanitë e mbetura në garën për të marrë me koncesion Rrugën e Kombit kanë ofruar tarifë më të ulët se 5 euro për automjetet që do të kalojnë në këtë segment. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se komisioni i vlerësimit të ofertave është duke sqaruar disa çështje të fundit me kompaninë IFC që po konsulton procesin dhe do të shpallë fituesin. Haxhinasto tha se ministria është duke sqaruar edhe mënyrën se sip o zbaton kontratën kompania zvicerane SGS që ka monopolin e shërbimit të kolaudimit të makinave. Gjatë një takimi me taksitë që operojnë në kryeqytet, Ministri i Transporteve ka patur debate me anëtarët e shoqatës të taksive sa i përket rregullave të reja të vendosura në aksionin e infromalitetit. Një nga problemet që po përballen sot inspektorët e Ministrisë së Transporteve është mosvënia në punë e taksimetrit, edhe pse ai është i instaluar në makinë.