Progres raporti për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka shënuar progres ne rrugën e integrimit, por reforma ne gjyqësor dhe lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit jane themelore per anëtarësimin e saj ne Bashkimin Europian. Ky ishte thelbi i progres raportit për vendit tone, i publikuar kete te marte nga komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn.?Ne Shqipëri mirëpresim progresin e qëndrueshëm ne adresimin e prioriteteve kyçe per hapjen e negociatave te anëtarësimit dhe zbatimin e reformave te nevojshme per te ecur ne rrugen e integrimit. Sidoqoftë, duhet bere me shume ne ndërtimin e shtetit te se drejtës, veçanërisht ne reformat ne gjyqësor dhe te kete rezultate solide ne luften kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Gjithashtu duhet te ketë një qasje sistematike ne mbrojtjen e te drejtave themelore dhe te drejtën e pronës, kthimit dhe kompensimit te pronave te konfiskuara gjate komunizmit?.Zyrtari i larte e prezantoi fillimisht paketën e zgjerimit per vendet aspirante përpara Komisionin e Jashtëm te Parlamentit Europian. Progres raporti i plote per Shqipërinë u publikua ne faqen e Komisionit Europian, ku theksohen përparimet:Shqiperia ka bere progres te qëndrueshëm persa i perket kriterit politik, duke vijuar zbatimin dhe konsolidimin e reformave ne fushen e sundimit te ligjit. Ne reformën e administratës publike eshte miratuar legjislacioni kyc dhe strategji gjitheperfshirese.Por hapja e negociatave ka si kusht zbatimin e reformave kryesore:?Ne mënyre qe te hapen negociatat e anëtarësimit, Shqipëria duhet te zbatoje reformat ne prioritetet kyçe, kryesisht duke finalizuar reformën gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Reforma te prekshme nevojiten edhe ne fushen e sundimit te ligjit, përfshire progresin per nje ecuri te hetimeve pro aktive, ndjekjeve penale dhe denimeve përfundimtare ne te gjitha nivelet ne luftën kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Nje dialog me konstruktiv mes paleve mbetet thelbësor per vazhdimin e procesit te reformave?.Komisioni Europian këshillon qe te ruhet ritmi i reformave, ne mënyre qe vendi te plotësoje kriteret e kerkuara.

Free Traffic Exchange