http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Letërsia turke edhe këtë vit nuk do të mungojë në panairin e librit. Orhan Pamuk, Aziz Nesin, Nazif Ikmet, por edhe emra të tjerë të njohur janë përkthyer gjatë këtij viti në shqip. Për drejtuesin e Institutit të Kulturës Turke në Tiranë, letërsia dhe përkthimi i saj në dy gjuhë është një pikëtakim i rëndësishëm i dy vendeve. Tayfun Kallkan u shpreh se këtë vit vëmendje të madhe i është kushtuar veprës së Sami Frashëri-t, që tashmë është përkthyer në disa gjuhë të botës.Tayfun Kalkan:Jo vetëm botimi i veprave turke në shqip , por përkthimi i veprave shqipe në turqisht është një nga synimet tona. Këtë vit ne i jemi përkushtuar shumë përkthimit të veprës së Sami Frashërit në disa gjuhë të botës. Kjo figurë është vetëm njëra nga ato që bashkon dy popujt tonë. Por, përpjekjet tona këtë vit do të jenë edhe në përkthimin e disa veprave shqiptare në turqisht, pasi numri i titujve që janë përkthyer nga turqishtja në shqip është edhe më i madh. Me këto vepra do të njiheni në panairin e librit ku ne do të jemi të pranishëm.E ndërsa Orhan Pamuk mbetet shkrimtari turk me më shumë vepra të përkthyera në shqip, 12 vepra të Kadaresë janë tashmë në turqisht.Selçuk Kayhan:Kadare mbetet shkrimtari shqiptar më i përkthyer në turqisht. PAS TIJ VJEN Luan Starova me plejadën e tij ballkanike, por me siguri vitin tjetër do të kemi edhe më shumë emra për të cituar. Vetë ky takim në ministrinë e kulturës na shtyn të besojmë se ashtu sikurse mundëm të përkthenim në disa gjuhë të botës Sami Frashërin, do të përkthejmë edhe më shumë vepra shqipe në turqisht.Takimi i zhvilluar në Ministrinë e Kulturës prezantoi edhe autorë të njohur të letërsisë turke që pritet të përkthehen vitin tjetër.