http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush ka sot në dorë një vendim të Komisionit të Kthimit dhe Vlerësimit të Pronave, ku kthehet toka, mund t?a konsiderojë të pavlefshëm. Në ligjin e ri që prezantoi para Komisionit të Ekonomisë, drejtorja e Agjencisë së Kthimit të Pronave, tha se 26 mijë vendimet e dhëna deri tani për njohje pronësie do të kalojnë në proces rishqyrtimi, i cili do të zgjatë 3 vite. Edhe pse komisioni parashikoi t?i shtyjë për në një seancë tjetër pyetjet e deputetëve, ish-ministri i financave Ridvan Bode ka kërkuar të bëhen ndryshimet e nevojshme dhe të mos zhvlerësojnë pronën e njerëzve, të cilët kanë vite që presin ta gëzojnë. Bode iu referua nenit që njeh të drejtën e vlerësimit të tokës me statusin që ka patur në kohën që zotëruesi i saj është bërë pronar. Por edhe pse Parlamenti Shqiptar do të miratojë një ligj të ri për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, ai nuk do të marrë fuqi, nëse nuk miratohet edhe nga Gjykata e Strasburgut. Ish-pronarët e kanë kundërshtuar këtë draft të qeverisë dhe janë shprehur se do t?i drejtohen të gjitha instancave në mënyrë që ligji të mos hyjë në fuqi. Sipas tyre në asnjë pjesë e tij nuk përmendet fjala kompensim fizik, por drejtorja e kthimit të pronave, iu tha deputetëve se janë vënë në dispozicion 74 mijë hektarë tokë shtetërore për kompensim fizik të ish-pronarëve.