Nis gjyqi për Myqerem Tafajn - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte nisi kete te hëne gjyqin per ish-ministrin e arsimit Myqerem Tafaj i akuzuar per shpërdorim detyre. Vete ish-ministri, nuk kishte preferuar te ishte i pranishëm, duke zgjedhur te përfaqësohej nga avokatja e tij, ish zëvendësministrja e Drejtësisë tashme ne profesionin e avokates Brikena Kasmi. Sipas akuzës, Tafai ka shpërdoruar detyrën, duke nxjerre nje urdhër për akreditimin e 8 lendeve ne universitetin ?Vitrina?, një prej te cilave edhe gjuha arabe ne vitin 2011. Sipas Prokurorisë, kjo vendimmarrje nuk i takonte ministrit te arsimit, por Këshillit te Akreditimeve, i cili kishte qene kundër akreditimit te këtyre lendeve dhe kishte dhëne vlerësim negativ. Sipas akuzës, ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtpërdrejtë, pasi edhe pse ka patur nje detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vlerësimi i dhëne nga institucioni kompetent ishte i qartë negativ. ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyre të kundraligjshme. Prokurori sqaroi me tej se veprimet e kryera e ish-Ministrit të Arsimit dhe Shkencës kane sjellë si pasojë krijimin e mundësisë, qe ky universitet të ofrojë programe jo cilësore studimi, me pasoja financiare për individët dhe për shtetin, si garant i standardeve të larta mësimore. Por nga ana tjetër avokatja e Tafajt, Brikena Kasmi sqaroi se klienti i saj kishte te drejte vendimmarrje, si titullar i institucionit. Ajo kërkoi pushimin e gjykimit me pretendimin se nuk kemi vepër penale, kërkese kjo qe u rrezua nga gjykata. Ne seancën e radhës ne 23 nëntor jane thirrur 11 dëshmitare, te gjithë pjesëtare te Këshillit te Akreditimeve. Myqerem Tafaj, u padit nga ministrja aktuale Lindita Nikolla ne prill te këtij viti.