Rama: Jo rritje taksash në 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sigurimi i borxhit prej 450 milion euro nëpërmjet eurobondit, per qeverinë është një përgjigje e mire për te gjithë kritiket, te cilët kane shprehur dyshime lidhur me ecurinë ekonomike ne vend. Ne një takim me përfaqësues te komunitetit te biznesit, kryeministri Edi Rama duke ju referuar edhe negociatave me Fondin Monetare Ndërkombëtar përsëriti qëndrimin e tij se nuk do te ketë rritje taksash ne 2016. Sipas shefit te qeverise reformat e ndërmarra dhe operacionet kundër informalitetit ne ekonomi nuk duhen pare me skepticizëm, por përkundrazi ato po japim rezultat ne krijimin e klimës per konkurrence te ndershme. E teksa biznesi dhe ekonomistet, por se fundmi edhe aleatet kryesore te qeverisjes kane kundërshtuar ashpërsimin e ndëshkimeve për bizneset qe kryejnë evazion, kryeministri tha se këto masa do te kenë efekt parandalues. Me tej ne fjalën e tij Rama paralajmëroi se Ministria e Financave do te hape ne muajin dhjetor lotarinë, per te gjithë ata qytetare qe kane ruajtur kupon tatimor, si nje mase kjo e cila pritet te nxisë me tej marrjen e kësaj fature.

Free Traffic Exchange