http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e tre votave i kushtoi Kosovës hyrjen ne UNESCO. Ne Konferencën e Përgjithshme te Organizatës se Kombeve te Bashkuara per Arsimin, Shkencën dhe Kulturën ku u votua draftrezoluta per anëtarësimin e vendit, nga 142 shtete qe morën pjese ne votim, 92 votuan pro dhe 50 kundër. Numri i nevojshëm per te mundësuar anëtarësimin ishte 95. Votën pro Kosovës e dhanë shtete te rëndësishme te BE, si Britania, por kundër saj votoi aleatja e Serbisë, Rusia dhe Palestina. 29 shtete abstenuan. Përpara votimit projektrezolutën e prezantoi ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, qe sqaroi arsyet perse Kosova duhet te ishte pjese e UNESCO-s. Anëtarësimi i Kosovës ne UNESCO do te jete një hap drejt stabilitetit dhe sigurisë ne rajon. Kosova ka arritur rezultate te rëndësishme si marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe ka luajtur rol per ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Anëtarësimi do ta çonte përpara kete proces, sepse Kosova do te mbronte vlerat e përbashkëta ne shkence e kulture. Ne nisje te punimeve te Konferencës, Serbia kërkoi shtyrjen e votimit per anëtarësimin e Kosovës ne nje kohe tjeter, por kërkesa u rrezua, me 89 vota kundër. Përfaqësuesi serb e cilësoi te paprecedent ne historinë e UNESCO-s nje votim te tille me argumentin se Kosova nuk eshte shtet, por hasi ne kundërshtimet e mbështetësve te saj. Çështja e anëtarësimit te Kosoves ne UNESCO u shnderrua per disa jave ne nje beteje diplomatike mes Prishtines dhe Beogradit, qe lobuan deri ne minutat e fundit pranë shteteve ne Konferencën e Përgjithshme.