Ristani: Zjarri në laborator nuk ishte aksidental - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per demokratet zjarri ne Laboratorin Kriminalistik është nje prej ngjarjeve me te renda ne 25 vitet e fundit, pasi si pasoje e tij u dogjën provat per disa trafikante droge. Sekretari i Përgjithshëm i PD-se Arben Ristani ka deklaruar provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje, e pa kujdes që ditën e pare për t?u zhdukur më pas në mënyrë mafioze.?Marijuana ishte vendosur me urdhër nga lart në një korridor që ishte një ambient i hapur nga të dyja anët dhe ku kalonin çdo ditë jo vetëm punonjësit e laboratorit, por edhe të gjithë policët e Shqipërisë që vinin nga rrethet, për të sjellë material për ekzaminim. Të gjithë këta njerëz ishin në kontakt me provat dhe mund të bënin ç?të donin. Droga e ardhur për ekspertizë ka qenë e futur në thasë plastikë dhe justifikimi i lënies në korridor ishte që të thahej. Por si mund të thaheshin kur kishin vënë 30 thasë njëri mbi tjetrin. Në një thes, sipas rregullave futen 10 për qind të bimëve të gjetura në një parcelë. Mendoni tani, për sa banda, sot shteti i Edi Ramës, nuk ka prova. I ka amnistuar. U ka dhënë lirinë.?Ristani ka hedhur poshte versionin e Policisë se Shtetit se zjarri u shkaktua nje shkëndije elektrike, pasi sipas PD instalimi i rrjetit elektrik të laboratorit është bërë krejt i ri para një viti.?Shqetësimi për këtë krim të rëndë është i madh dhe Partia Demokratike ngre sot këto pyetje:3-Ambientet e laboratorit janë të monitoruara me kamera: A kanë punuar kamerat natën e ngjarjes? Ku janë dhe çfarë tregojnë regjistrimet?4-Si mund të shkaktojë zjarr neoni që ka dritë të ftohtë?5-Duke qenë se instalimet e rrjetit elektrik ishin të sapobëra dhe moderne, si ka mundësi që tensioni elektrik nuk u ndërpre menjëherë pas defektit?6-Dhe, provat e djegura, a i përkasin kryesisht trafikantëve të drogës nga Tepelena??Sipas opozitës, shkatërrimi i provave nga zjarri ne Laboratorin Kriminalistik është veper e një shteti kriminal.