http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është përballur ne Komisionin e Sigurisë me akuzat e opozitës ne lidhje me radarët qe monitorojnë hapësirën detare. Përballe kritikave te demokratit Flamur Noka se radarët i janë besuar nje kioske celularesh, Ministrja e Mbrojtjes ka argumentuar se e njëjta firme ka fituar ketë tender, edhe ne kohen kur qeveriste Partia Demokratike, per me tepër kjo firme ka qe ne vitin 2004 qe kryen kete shërbim. Kodheli ka sqaruar se e vetmja periudhe kur radarët nuk punonin kane qene vitet e qeverisjes se PD 2012-2013. Kodheli ndodhej ne Komisionin e Sigurisë per te prezantuar planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025, i cili u miratua ne parim vetëm nga maxhoranca, pasi opozita nuk mori pjese ne votim.