http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas katastrofës në bregdetin e Durrësit, situata në zonën e plazhit është përmirësuar ndjeshëm. Edhe uji i detit nuk ka më njolla apo shenja që të tregojnë përmasat shqetësuese te ndotjes nga shkarkimi i mbetjeve vajore te anijeve. Banorët e zonës që shëtisin përgjatë plazhit shprehen se situata është normalizuar, përveç erës së rende. Edhe pse hetimet vazhdojnë për gjetjen e përgjegjësve, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Vështirësia e hetimeve qëndron në faktin se ndotja mund të jetë shkaktuar nga anije që ka qenë shumë larg bregut të Durrësit dhe nuk mund të verifikohen lëvizje në ujëra neutrale. Në operacionet e pastrimit te plazhit, një ditë më parë u angazhuar edhe ushtria. 2 anije antindotje, 1 anije patrulluese, 1 helikopter i Forcës Ajrore dhe 30 trupa ndoqën nga afër situatën në Durrës.