Tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimin per tenderat, qe i cilëson si klienteliste të qeverisë. Deputetja Liliana Elmazi tha se korrupsioni është evident në Ministrinë e Mbrojtjes, ne rastin e rikonstruksionit te godinës. Kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi, ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë.?Kontrolli ka nxjerrë edhe abuzime të tjera si rritje të fondit për blerje, më shumë se sa ishte kërkesa e ushtrisë për mjete të blinduara, dhe del se ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat. Të gjitha ndryshimet, të kritereve dhe fondeve, janë bërë brenda ditës, me një nxitim të pajustifikuar. Dëmi ekonomik në këtë rast është mbi 220 mijë euro, dhe procedura është shkelur me këmbë.?Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Ministria e Mbrojtës. Ne nje deklarate per mediat zëvendësministri Petro Koçi i ka cilësuar te pabaza deklaratat e demokrateve, me argumentin se procedurat jane ligjore dhe ne tender kane marre pjese 17 kompani. kjo alternativë e konstatuar nga grupi i punës është përzgjedhur si alternativa më e mirë dhe i është dërguar kompanive të listuara nga NATO për çmim dhe disponibilitet. Vlen të theksohet se oferta e përzgjedhur si fituese është 530.000 euro më e ulët se oferta fillestare e dhënë nga kompania që vjen nga një vend aleat NATO, kjo falë negociatave të zhvilluara në Ministrinë e Mbrojtjes. Duke iu referuar raportit te kontrollit te larte te shtetit Petro Koçi u shpreh se nëse ka sjellje antiligjore është ajo e këtij institucioni. Ai tha se Bujar Leskaj po i shërben partisë se tij për t?u rishfaqur si deputet zgjedhjet e ardhshme.