Investime në terrenet sportive në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse qeveria nuk do të ishte e detyruar të shlyente borxhet, atëherë sipas kryeministrit Edi Rama, investimet në terrene sportive do të ishin shumë më të mëdha. Gjatë përurimit të disa fushave te sportit, kreu i qeverisë tha se investimet do të vazhdojnë.?Janë 44 mjedise sportive komunitare. Ky është një nga këto. Sigurisht po të mos na ishte dashur të lanim 35 milionë dollarë borxhe të trashëguara që Ministria e Arsimit i kishte nga e shkuara për shërbime kompanive, atëherë do të kishim bërë edhe afro 200 mjedise të tjera më shumë. Por kjo tanimë është e kaluar. Ndërkohë që në vitin në vijim do të vazhdojmë me ketë sistem, sepse siç e shikoni këtu ku ka një ndërveprim mes shkollës komunitetit, por edhe mes shkollave të ndryshme?.Kryeministri Rama ritheksoi angazhimin e qeverisë për të investuar në sport.?Sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe do vazhdojnë pasi e kemi futur në zinxhirin e arsimit si program edukativ, pa llogaritur investimet në funksion në zhvillimin e sportit kompetitiv duke nisur nga kombëtarja, që do nisim me ndërtimin në janar të stadiumit, që do jetë stadiumit të parë dhe më pas do t?i vijë radha edhe stadiumit të Skënderbeut, sidomos pas fitores me Sportingun e Lisbonës?.Kreu i ekzekutivit ishte në Korçë, në nisjen e një turi takimesh me bazës, për të prezantuar reformat e ndërmarra në këto dy vite të para të qeverisjes së tij.

Free Traffic Exchange