http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i lindjeve ne Lezhë ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjate muajve të fundit. Por materniteti nuk ofron infrastrukturën e duhur, ndërsa mungojnë edhe mjeket specialiste. Ky fakt behet i ditur nga vete përgjegjësi i këtij spitali Leon Kaza. Kaza iu ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse që të bëjnë investimet e duhura qoftë në infrastrukturë qoftë në burime njerëzore. Ne spitalin obsetrik-gjinekologjik te Lezhës nuk është ndërmarre asnjë investim prej vitesh, edhe pse ai shërben për pacientet e tre qyteteve të këtij rrethi.