UNESCO, përplasje Shqipëri - Rusi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe vendet aleate përplasen me Rusinë gjate nje konference ne Paris për anëtarësimin ose jo të Kosovës ne UNESCO, dy dite nga votimi ne Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate. Numri një i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tha gjate këtij takimi se Moska zyrtare eshte kundër perdorjes se UNESCO-s për njohjen e pavarësisë se Kosovës. Një qëndrim te ngjashëm nga mbajtur dhe në Beograd Aleksandër Cepurin, si deklaroi se kjo organizatë po e politizon këtë çështje.Aleksander Cepurin:Kur flasim për anëtarësimin eventual të Kosovës në UNESCO, mendoje se kemi të bëjmë me një politizim të çështjes. Mbështetjen e Serbisë, Rusia e referon te rezoluta 12 44 e Kombeve të Bashkuara, në të cilin thuhet se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Askush nuk e kundërshton këtë rezolutë, e cila është ende në fuqi.Nga ana tjetër ministra shqiptare e kulturës Mirela Kumbaro, e pranishme ne ketë konference, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm dhe i merituar. Këto komente zonja Kumbaro i ka bere gjate konferencës se përgjithshme të UNESCO-s në Paris, ku shtoi se kultura nuk njeh kufij administrativ dhe se të gjithë duhet të bashkohen e të promovojnë paqen. Ndërkohë ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, vijon përpjekjet e tij diplomatike me vendet aleate Francën e Britaninë per te marre 2/3 e votave gjate votimit te 9 nëntorit.

Free Traffic Exchange